BE nis hetim ndaj IKEA-s për shmangie tatimore

Mos i humb

Bashkimi Europian (BE) ka hapur hetim ndaj njërës prej kompanive më të mëdha të mobiljeve në Holandë, IKEA, për shkak të sistemit tatimor që ka zbatuar, njoftoi Komisioni Europian.

Në njoftimin e Komisionit bëhet e ditur se hetimi është hapur nën dyshimin se praktikat e kryesisë së IKEA-s në Holandë i kanë mundësuar ndërmarrjes të paguajë tatime të ulëta dhe të sigurojë koncesione të cilat e kanë dëmtuar konkurrencën.

Në shtetet anëtare të BE-së, marrëveshjet tatimore nuk duhet mundësuar fitimin e asnjë ndërmarrjeje dhe nuk duhet prishur konkurrencën në sektor. Komisioni Evropian ka përsipër kontrollin nëse rregullimet e bëra janë në përputhje me rregulloren.

Sipas një hulumtimi të bërë nga Grupi i Gjelbër i Parlamentit Evropian, IKEA me strategji të ndryshme planifikimi për gjashtë vite është shmangur nga pagesa e afro një miliard eurove tatime.

Nga ana tjetër, shitjet totale vjetore të IKEA-s arrijnë në 35 miliardë euro, ndërkohë që kompania posedon afër 172 mijë punëtorë. Kompania është aktive më 375 shitore në mbi 40 shtete. Qendra e IKEA-s, e cila u formua në vitin 1943 në Zvicër, është në Holandë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit