BE paralajmëron Izraelin

Mos i humb

Bashkimi Europian (BE) në lidhje me palestinezët e martirizuar sot nga ushtarët izraelitë, paralajmëroi se “Izraeli duhet të shmang përdorimin e plumbave të vërtetë kundër protestuesve të paarmatosur”.

Zëdhënësja e Komisionit të BE-së, Maja Kocijancic, në deklaratën e saj pas pyetjes së gazetarit të Agjensisë Anadolli, tha se janë duke ndjekur nga afër zhvillimet në Gaza në të cilën protestat kanë hyrë në javën e pestë.

Ajo rikujtoi se me zjarrin e hapur nga ushtarët izraelitë sërish kanë ndodhur humbje civile dhe se gjenden qindra të plagosur. “Bëjmë thirrje ashtu siç kemi bërë edhe më parë si BE që palët të ulin tensionet. Vazhdimi i dhunës, do të vazhdojë vetëm dhimbjen e përjetuar në Gaza dhe do të dëmtoj kërkesat për paqe”, tha Kocijancic.

“Ndjejmë pikëllim nga humbjet e jetës. Nuk duhet të shënjestrohen civilët dhe veçanërisht fëmijët. Izraeli duhet të shmang përdorimin e plumbave të vërtetë kundër protestuesve të paarmatosur”, paralajmëroi Kocijancic.

Ajo më tej përsëriti që të kryhet një hetim i plotë në lidhje me zhvillimet në rajon./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit