BE paralajmëron masa për rritjen e sigurisë kibernetike

Mos i humb

Bashkimi Europian (BE) bëri të ditur se do të ndërmarrë masa për rritjen e sigurisë kibernetike, duke tërhequr vëmendjen në zmadhimin e vazhdueshëm të kërcënimeve në këtë fushë.

Në mbledhjen e Këshillit të Jashtëm të BE-së që filloi në Luksemburg u vendos të ndërmerren hapa më të mëdha kundër kërcënimeve kibernetike.

Në një deklaratë me shkrim, Këshilli Europian ka shprehur shqetësime duke thënë se shtete të treta dhe aktorë joshtetërorë kanë filluar të ushtrojnë më shumë aktivtete kibernetike për të arritur qëllimet e tyre.

BE ka marrë vendim për zgjerimin e aftësive kundër kërcënimeve kibernetike, ndërsa është e gatshme të kontribuojë në punimet për ndërtimin e ligjit dhe rregullave ndërkombëtare në këtë fushë, thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, është e nevojshme që të gjitha aktivitetet kibernetike të realizohen në përputhje me rregullat ligjore.

Në deklaratë, BE dënon fuqimisht keqpërdorimin e teknologjisë së komunikimit dhe informatikës, duke shtuar se sulmet kibernetike si Wannacry dhe NotPetya kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm në BE dhe humbje ekonomike./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit