BE: Periudha e tranzicionit për Brexit përfundon më 31 dhjetor 2020

Mos i humb

Çdo periudhë tranzicioni për Brexit-in nuk duhet të zgjasë më shumë se 31 dhjetor të vitit 2020, bëri të ditur sot Bashkimi Europian (BE).

Një dokument i lëshuar nga BE-ja rekomandoi ditën e fundit për periudhën e tranzicionit, e cila u dakordua të jetë në vend të datës së mundshme për Brexit më 29 mars të vitit 2019, ku do të jetë fundi i vitit 2020.

“Marrëveshjet e tranzicionit duhet të zbatohen që nga data e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Tërheqjes dhe nuk duhet të zgjasin më shumë se 31 Dhjetori i vitit 2020”, thuhet në dokument.

Kushtet e periudhës së tranzicionit ende duhet të negociohen midis dy palëve.

Data e fundit e propozuar nga blloku përkon me fundin e buxhetit shtatë vjeçar të BE-së./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit