“BE pranon korrigjimin e kufijve, por ka një kusht”

Mos i humb

Edhe Komisioni Europian është “i hapur” për zgjidhje të qëndrueshme ndërmjet Beogradit e Prishtinës, nëse ajo do të ishte marrëveshje përfundimtare. Por kusht është që marrëveshja të mos jetë “mostër” për shtetet tjera.

Kështu shkruan e përditshmja e Beogradit “Novosti”, përmes burimeve të saja nga Brukseli.

“Do të pranonim çfarëdo marrëveshje ndërmjet dy palëve e cila do të bazohej në zgjidhje reale, të zbatueshme dhe të përhershme”, thotë burimi i kësaj medie.

Çdoherë sipas saj, për një qëndrim të tillë ishin edhe deklaratat e Johannes Hahnit, komisionarit për Negociata e Zgjerim, i cili ndër të tjera tha se marrëveshja e arritur, si një domosdoshmëri gjeopolitike, e nevojshme duhet të respektojë të gjitha anëtaret e BE-së, duke saktësuar se bëhet fjalë për zgjidhje dypalëshe dhe nuk mund të përdorej si model për çështje të tjera.

Burimi i “Novostit” tregon se qëndrimi i Hahnit nuk është personal, por përfaqëson pozicionin e Komisionit Europian.

Duhet të përmendet edhe mesazhi i Maja Kocijançiçit, zëdhënëses së përfaqësueses së lartë të BE, e cila theksoi se Beogradit e Prishtinës duhet t’u jepet hapësirë për marrëveshje. Ishte vetë Federica Mogherini e cila kishte deklaruar vazhdimisht se të dy palët përcaktojnë të pavarura fushat e marrëveshjes.

Megjithatë, problemi paraqet fakti se Gjermania ende nuk ka vendosur përfundimisht të lëshojë pe, thekson gazeta serbe.

“Nuk është hera e parë që pozicionet e KE-së dhe disa anëtarëve ndryshojnë. Kjo ka ndodhur edhe më parë, për shembull, në rastet kur pozicioni i Komisionit ishte se duhet të fillojnë bisedimet e pranimit për një vend – kandidat, ndërsa atë e kanë kundërshtuar disa vende te BE-së, kështu që më pas është arritur konsensus”, thotë burimi në fjalë, transmeton lajmi.net.Ndërsa, selia e BE-së nuk kanë dashur zyrtarisht të komentojnë deklaratën e Hahnit, ndërsa si shkak përmendet se po presin për të parë se çfarë qëndron në marrëveshja dhe a do të përmendet aty “korrigjimi i kufijve”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit