BE riafirmon rëndësinë strategjike të Turqisë

Mos i humb

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, sot ka theksuar rëndësinë e raporteve mes BE-së dhe Turqisë, duke e cilësuar si “partneritet dhe të rëndësisë strategjike për BE-në”.

“Ne kemi riafirmuar rëndësinë që ndërlidhet në raportet me Turqinë që është një vend kandidat dhe partner i rëndësisë strategjike për BE-në”, tha Mogherini në mbledhjen mes Turqisë dhe Këshillit të Asociimit të BE-së të mbajtur në Bruksel.

Mogherini gjithashtu tha se bashkëpunimi me Turqinë dhe BE-në është i rëndësishëm si për refugjatët sirianë, ashtu edhe për zgjidhjen politike në vendin e përfshirë nga lufta civile.

Lidhur me luftën kundër terrorizmit që po e zhvillon Turqia, Mogherini tha se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet antiterroriste të Turqisë.

“BE e ka vendosur PKK-në në listën e organizatave terroriste dhe kjo nuk diskutohet në mesin e vendeve anëtare”, tha Mogherini.

Në ekspeditën terroriste 30 vjeçare të PKK-së kundër Turqisë, kjo organizatë është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave, duke përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega e saj në Siri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit