BE sanksione shtesë ndaj Sirisë

Mos i humb

Bashkimi Europian (BE) ka futur në listën aktuale të sanksioneve ministrat e rinj të Industrisë dhe Informacionit të sapocaktuar nga ana e regjimit të Bashar al-Asadit.

Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Këshilli Evropian thuhet se janë ndërmarrë masa kufizuese ndaj ministrit të ri të Industrisë Mohammed Mazen Ali Yousef dhe ministrit të ri të Informacionit Imad Abdullah Sara, të cilët në muajin janar u caktuan në poste ministrore nga regjimi i Asadit për shkak të mbështetjes së vazhdueshme të dhënë për krizën aktuale humanitare në Siri.

Me vendimin e fundit të marrë nga BE-ja, është rritur në 257 numri i personave të cilëve u janë vënë sanksione për shkak të dhunës së ushtruar ndaj popullit sirian, mbështetjes ndaj regjimit apo përfitimit nga regjimi. Për të njëjtën arsye, BE-ja ka ngrirë edhe pronat e 67 ndërmarrjeve.

Pritet që sanksionet të zgjasin deri më 1 qershor./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit