BE sanskione ndaj zyrtarëve rusë dhe sirianë

Mos i humb

Bashkimi Europian në kuadër të luftës kundër përdorimit të armëve kimike ka vendosur sanksione ndaj nëntë personave, në mesin e të cilëve ka zyrtarë të Qendrës siriane për studime shkencore dhe hulumtime (SSRC) dhe shërbimit të intelegjencës ruse GRU.

Këshilli për punë të jashtme i BE-së mori vendimin për sanksione kundër përdorimit dhe përhapjes së armëve kimike.

Gjatë takimit të kryediplomatëve të vendeve anëtare është marrë vendim për sanksione ndaj shefit të GRU-së dhe zëvendësit të tij, si dhe ndaj dy pjestarëve për të cilët dyshohet se janë të përfshirë në rastin Salisbury, në Britani të Madhe.

Në njoftim theksohet se sanksionet janë vendosur edhe për pesë zyrtarë të lidhur me SSRC-në, që merret me zhvillimin dhe prodhimin e armëve kimike.

Sanksionet ndërlidhen me ndalesën e udhëimit në vendet e BE-së dhe ngrirjen e pronës, ndërsa qëllimi është parandalimi i përdorimit dhe përhapjes së armëve kimike. Personave dhe kompanive në BE u ndalohet të financojnë persona ndaj të cilëve janë vendosur sanksione.

Ish-agjenti rus, Sergej Skripal dhe vajza e tej Julia, më 4 mars të vitit 2018 u helmuan, pas çka Britania e Madhe dhe më shumë se 20 vende tjera dëbuan 150 spiunë të pretenduar rusë që punonin nën patronazhin diplomatik. Rusia u kundërpërgjigj në mënyrë të ngjashme duke dëbuar nëpunës të tyre diplomatik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit