BE shënon suficit tregtar prej 224.3 miliardë dollarë në 2019

Mos i humb

Bilanci i tregtisë së jashtme të Bashkimit Evropian shënoi tepricë prej 200.3 miliardë euro (224,33 miliardë dollarë) vitin e kaluar, bëri të ditur sot Zyra e statistikave të bllokut, (AA).

Sipas Eurostat, suficiti tregtar u rrit me 31.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar në vitin 2019, nga 151.8 miliardë euro në vitin 2018.

Mesatarja e kursit të këmbimit euro/dollar ishte 1.12 vitin e kaluar, duke shënuar rënie nga 1.18 sa ishte në vitin paraprak.

Eksportet e BE-së u rritën me 3.5 për qind në 2.13 trilionë euro ndërsa importet ishin 1.93 trilionë euro, me 1.3 për qind, në shtatë muaj në bazë vjetore.

Tregtia brenda 28 vendeve anëtare të BE-së u rrit me 1.4 për qind për të arritur në 3.06 trilionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

SHBA-ja ishte partneri kryesor tregtar i bllokut, me 384.4 miliardë euro importe nga Unioni dhe 231.7 miliardë euro në eksporte.

Sipas vëllimit të eksportit, Britania e Madhe, Kina, Zvicra dhe Rusia radhiten pas SHBA-së, tha Eurostat.

Kina ishte burimi kryesor i importeve të BE-së me 361.3 miliardë euro, e ndjekur nga SHBA-ja, Britania, Rusia dhe Zvicra.

Bilancet e tregtisë nga një vend në vend treguan se BE-ja pësoi deficitin më të madh me Kinën, rreth 163 miliardë euro ndërsa suficitin më të lartë me SHBA-në, 152.6 miliardë euro për të njëjtën periudhë.

Ndërkohë, në të njëjtën periudhë, Eurozona shënoi suficit tregtar prej 225.7 miliardë euro (252.8 miliardë dollarë), prej të cilave 2.34 trilionë euro nga eksporti dhe 2.12 trilionë euro nga importi.

Eurozona ose ZE19 përfaqëson vendet anëtare që përdorin monedhën e vetme euro.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit