BE shpall vendimin zyrtar për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Mos i humb

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi vendimin zyrtar për të filluar negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, (AA).

Në një deklaratë nga Këshilli i BE-së thuhet se blloku evropian mirëpret angazhimin e Shqipërisë për zbatimin e programit të reformës dhe se është vendosur unanimisht për fillimin e negociatave të anëtarësimit.

Ndërkaq, siç thuhet në deklaratë, edhe Maqedonia e Veriut ka treguar vendosmëri për të zbatuar reformat e e BE-së.

“Duke pasur parasysh progresin e arritur, anëtarët e BE-së kanë vendosur të fillojnë negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratën e Këshillit Evropian.

Ndryshe, ministrat e vendeve anëtare të BE-së dje në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme u pajtuan për fillimin e negociatave me këto dy vende.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit