BE takim të jashtëzakonshëm për koronavirusin, ja kur do mbahet

Mos i humb

Iran, rritet në 2.757 numri i të vdekurve nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë shënuar 117 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e rritur në 2.757 numrin e...

Një ekip mjekësh nga Rusia me 150 persona mbërrijnë sonte në Itali

Kreu i qeverisjes rajonale të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së mërkurës në Bergamo do...

Në Infektivë po trajtohen 37 të prekur nga koronavirusi, pesë nga ta kanë nevojë për oksigjenoterapi

Zëdhënësi për informim i Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti ka dhënë detaje lidhur me trajtimin në QKUK si dhe gjendjen e pacientëve...

Maqedoni e Veriut, rritet në 6 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se Klinikën për sëmundje infektive nga koronavirusi i ri (Covid-19) kanë...

Bashkimi Evropian do të mbajë të enjten një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, së bashku me një të dërguar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), për të diskutuar rreth shpërthimit të koronavirusit të ri në Kinë.

Deri më tash, vetëm rreth 30 raste me koronavirus janë regjistruar në Evropë, por OBSH-ja ka paralajmëruar se rastet jashtë Kinës mund të rriten shpejt.

“Tani është koha për të bashkuar forcat për ta ndaluar këtë epidemi”, tha komisionari evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç.

Ministrat e BE-së pritet t’i diskutojnë mënyrat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Javën e kaluar, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka sugjeruar se Evropa duhet t’iu vendosë kufizime udhëtarëve nga Kina.

Por, për një masë të tillë duhet të pajtohen të 27 vendet anëtare të BE-së.

Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Vuhan të Kinës, ka vrarë mbi 900 njerëz.

Rreth 40,000 janë infektuar në Kinë dhe rreth 350 jashtë saj.

Koronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.

Aktualisht nuk ka vaksinë për të./REL/

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Luftojnë çdo ditë vdekjen tek Infektivi, mjeku i njohur zbulon dhuratën që i la gojëhapur

TIRANE -Mjeku i njohur Tritan Kalo me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar një dhuratë shumë të bukur që...

Rama i shkruan serbisht Vuçiçit: Ngrije atë tra…

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një postimi të bërë në Twitter në gjuhën shqipe dhe në serbisht i ka...

Ndërrojnë jetë nga Koronavirusi dy persona të tjerë në Shqipëri

Kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë për shkak të Koronavirusit në Shqipëri duke e çuar numrin në 15.

Iran, rritet në 2.898 numri i të vdekurve nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë shënuar 141 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e rritur në...

Rastet globale të koronavirusit tejkalojnë 800,000 persona

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi sot ka tejkaluar 800,000, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me...