BE: Të shmanget dhuna gjatë protestave në Iran

Mos i humb

Bashkimi Evropian (BE) u bëri thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën në protestat që po mbahen në Iran.

Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) ka publikuar një deklaratë në lidhje me protestat dhe ngjarjet e dhunshme në Iran.

“Të drejtat e njeriut për BE-në kanë qenë gjithmonë një çështje kryesore në lidhjen tonë me Iranin. Protesta paqësore dhe liria e shprehjes janë të drejta themelore për çdo vend dhe Irani nuk është përjashtim”, thuhet në deklaratën ku vihet në dukje se BE-ja vazhdon të monitorojë nga afër protestat në vazhdim dhe incidentet e dhunshme në rritje në Iran.

Më tej thuhet se BE-ja është në kontakt me autoritetet iraniane. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin dhunën dhe për të siguruar që liria e shprehjes të jetë e garantuar. BE-ja do të vazhdojë të monitorojë situatën”, thuhet në deklaratë.

Protestat në Iran filluan më 28 dhjetor 2017, pasi një grup demostruesish u mblodhën në qytetin Meshhed për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës, papunësisë dhe korrupsionit në vend.

Në një kohë të shkurtër protestat u shndërruan në demonstrata kundër regjimit dhe u përhapën në shumë qytete të Iranit, si Teheran, Kermanshah, Senendeç, Zenxhan, Shiraz, Kum, Ahvaz, Zahidan, Erak dhe Hurrem Abad.

Gjatë protestave në Iran të paktën 23 persona kanë humbur jetën deri më tani ndërsa më shumë se 1.000 demonstrues janë arrestuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit