BE thirrje për ndalimin e sulmeve ndaj civilëve në Gutën Lindore

Mos i humb

Bashkimi Europian (BE) njoftoi se i bën thirrje regjimit të Bashar al-Asadit në Siri që të ndalojë sulmet ndaj civilëve në Gutën Lindore, e cila mbahet nën rrethim në kryeqytetin sirian, Damask.

Në një deklaratë me shkrim nga zyra për shtyp e Komisionit të BE-së thuhet se, “Lufta në Siri nuk ka përfunduar dhe gjendja humanitare po përkeqësohet. Sulmet kundër civilëve duhet të ndalen dhe duhet të hiqen pengesat për ndihmat humanitare në Siri”.

Në deklaratë theksohet se nuk ka zgjidhje alternative politike që nevojitet të negociohet në Gjenevë në udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe se nevojitet një zgjidhje e besueshme politike për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Siri.

Në sulmet ajrore të ndërmarra dje në territorin e Gutës Lindore nga regjimi i Asadit në Siri humbën jetën 74 civilë. Në rajonin e Gutës Lindore, e cila ndodhet nën kontrollin e opozitarëve, jetojnë rreth 400 mijë civilë nga të cilët gjysma e tyre fëmijë.

Në marrëveshjet e arritura në Astana, rajoni i Gutës Lindore ishte shpallur zonë për pakësimin e tensioneve, por regjimi i Asadit për të cilin Rusia ka marrë përsipër detyrën si vend garantues, që nga muaji prill i vitit të kaluar ka intensifikuar rrethimin dhe ka ashpërsuar gjithashtu sulmet ndaj këtij rajoni në muajt e fundit.

Mijëra civilë të sëmurë pritet të evakuohen nga rajoni ku kriza humanitare po thellohet gjithnjë e më shumë. Shumica e të sëmurëve janë fëmijë dhe persona të diagnostikuar me kancer. Si pasojë e urisë dhe mungesës së ilaçeve shumë fëmijë dhe foshnje në Gutën Lindore kanë humbur jetën./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit