BE thirrje platformave virtuale kundër lajmeve të rreme

Mos i humb

Bashkimi Europian kërkoi nga platformat virtuale si Facebook, Twitter dhe Google të përcaktojnë rregulla të përbashkëta kundër lajmeve të rreme deri në muajin korrik.

Komisioni Europian publikoi masat e reja në lidhje me keqinformimet e qëllimshme në rrjetet sociale.

Sipas këtyre masave, platformat virtuale si Facebook, Twitter dhe Google do të përcaktojnë rregulla të përbashkëta deri në muajin korrik, të cilat do t’i zbatojnë për t’i bërë transparent dhe për t’i kufizuar reklamat politike dhe përmbajtjet e sponzorizuara.

Në rast se rregullat e përgatitura të platformave digjitale në fjalë nuk do të kenë efekt të matshëm deri në muajin tetor, Komisioni Europian do të përgatisë rregullore në lidhje me çështjen.

Në Europë do të formohet grup i pavarur që do të kontrollojë saktësinë e informacionit në platformat virtuale.

Trajnuesit do të organizojnë evenimente për rritjen e shkrim-leximit mediatik. Gjithashtu, do të rritet qëndrueshmëria ndaj sulmeve kibernetike të cilat mund të ndodhin ndaj zgjedhjeve që do të mbahen në vendet anëtare.

Në javët e kaluara, firma për analiza Cambridge Analytica kishte mbledhur të dhënat personale të miliona përdoruesve të rrjetit social Facebook. Ajo ishte akuzuar se këto të dhëna i ka përdorur për të ndikuar në zgjedhje, ndërsa ky zhvillim kishte shkaktuar krizë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit