BE zgjat sanksionet ndaj Iranit

Mos i humb

 

 

Këshilli i Bashkimit Europian (BE) ka zgjeruar masat e saj kufizuese kundër Iranit edhe për një vit tjetër, duke treguar si arsyetim “shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut”.

Sipas një deklarate nga Këshilli, janë zgjatur deri më 13 prill 2019 sanksionet të cilat përfshijnë ngrirjen e pasurive të 82 shtetasve iranianë dhe ndalimin e vizave ndaj tyre.

BE, që për sanksionet tregon si arsye “shkeljet serioze të të drejtave të njeriut”, gjithashtu ndalon eksportin e pajisjeve që do t’u lejojnë zyrtarëve iranianë të përgjojnë ose të nxisin presionin e brendshëm.

Rikujtojmë se BE vendosi në zbatim sanksionet ndaj Iranit në vitin 2011.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit