BE zgjat sanksionet ndaj regjimit sirian

Mos i humb

Bashkimi Europian vendosi që të zgjas edhe një vit sanksionet të cilat i zbaton ndaj regjimit të Bashar Al Asadit.

Në deklaratën nga Këshilli i BE-së është bërë e ditur se masat kufizuese ndaj regjimit sirian janë zgjatur deri më 1 qershor të vitit 2019.

Nga BE-ja thuhet se vendimi për zgjatjen e masave kufizuese është marrë për shkak të shtypjeve të regjimit ndaj popullit civil, ndërsa janë përditësuar edhe institucionet dhe personat në listën e sanksioneve.

Në deklaratë më tej bëhet e ditur se ndaj 67 institucioneve dhe 259 personave pro-regjimit janë zbatuar sanksione të ndalimit të udhëtimit dhe ngrirja e aseteve, ndërsa theksohet se 4 prej këtyre kanë kontribuar në zhvillimin e përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve në Siri.

Mes sanksioneve të BE-së ndaj regjimit gjenden embargo të naftës, ngrirja e aseteve të Bankës Qendrore të Sirisë që gjenden në BE, si dhe ndalimi i importeve të pajisjeve që mund të ndihmojnë regjimin për të rritur presion./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit