Befason Vuçiç, ja çfarë thotë tani për veriun

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se do të jetë shumë e vështirë të arrihet një marrëveshje për Kosovën.

Ai këto komente i bëri pas inspektimit të punimeve në krahun jugor të Korridorit 10, të pjesës Gornje Polje – Cariçina Dolina, i pyetur nga mediat se çfarë mendon për ndryshimin e kufijve dhe nëse kjo mund të ndikojë që të vijë deri te konflikte.

“Është shumë e qartë se ne jemi shumë larg nga çdo marrëveshje dhe se do të jetë vështirë. Por është shumë e rëndësishme për atë që thashë dhe për atë që do të them, pasi kjo do të hyjë në histori sepse do të dihet se çfarë kemi mundur të kemi dhe çfarë kemi humbur për kohë të panumërta deri tani. Është e rëndësishme të mbash shënime për historinë”, tha ai.

Kreu i shtetit serb ka porositur opozitën serbe që të lexojë marrëveshjet e Brukselit, i cili sipas tij, përbëhet vetëm nga njëra palë.

“Kur ne po flasim për këtë, në marrëveshjen e Brukselit, ne shmangim mbështetjen e hyrjes së Kosovës në OKB dhe ne gjithashtu shmangim faktin që forca policore rajonale e veriut të jetë e përbërë në bazë të ‘qarkut komunist’, për shkak të të cilit shqiptarët do të kishin 70 për qind të policëve dhe ne vetëm 30, dhe sot kemi 98 për qind të policëve në veri”, shpjegoi ai.

Vuçiq tha se ata që vendosën kufijtë serbë-serbë në Jarinje dhe Bërnjak arrestuan ata që i dogjën ato kufij, i ndoqën ata në të gjithë Serbinë për të treguar se askush nuk duhet t’i kundërshtojë në marrjen e vendimeve të mëvonshme.

“Pastaj shkuan edhe para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë dhe i dhanë legjitimitet pavarësisë së Kosovës. Sot ata shqetësohen nga ajo që dikush do të thoshte ‘jemi kundër kufijve në Jarinje dhe Bërnjak’. Ne nuk mendojmë se ka kufij midis serbëve dhe Serbisë. Le të kthehemi, të paktën diçka për të fituar. Ata do të duan me çdo kusht që të shmangin që Serbia të marrë diçka”, theksoi ai.

I pyetur nëse nuk arrihet zgjidhje në dialog, Serbia do të kthehet në vitet e nëntëdhjeta, Vuçiç hodhi poshtë një mundësi të tillë, duke thënë se nuk ka kthim prapa./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit