Begolli: Kosova, vendi me më së paku ujë të pijshëm në rajon – liqenet aktuale nuk i përmbushin kërkesat e qytetarëve

Mos i humb

Mungesa e ujit të pijshëm, qasja në të, cilësia dhe keqpërdorimet janë disa nga problemet që ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Kështu thonë ekspertët, duke shtuar se vendi ynë nuk i përbush nevojat aktuale të qytetarëve për ujë.

Baton Begolli nga Këshilli Ndërministror për Ujëra në Qeverinë e Kosovës thotë se, krahasuar me rajonin vendi ynë ka më pakë ujë të pijshëm.

“Kosova është vend i vobektë për sa i përket pasurisë ujore. Në krahasim me shtetet e rajonit jemi të fundit, ku të gjitha shtetet tjera kanë më shumë ujë. Dy të hyra kemi për sa i përket ujit në Kosovë, e para është të reshurat dhe e dyta është vetëm 5 për qind e ujërave totale që vijnë nga Ibri në Mal të Zi. Ne jemi shtet që të gjitha ujërat burojnë këtu dhe dalin nga Kosova”, thotë Begolli, shkruan Telegrafi.

Ai shpjegon se liqenet aktuale që i ka Kosova nuk i përmbushin kërkesat e qytetarëve për ujë.

“Kur e ke një shtet që ka më pak të reshura e që është 40 për qind më pak me rajonin dhe nuk ka ujë të garantuar. Ne gjendemi në 300 metër kub për kokë banori, kurse rajoni është 500 metra kub për kokë banori. Si Kosovë nuk e kemi komoditetin që të shpenzojmë ujë apo të mos kujdesemi për këtë. Ne i kemi pesë liqene artificiale dhe këto që janë nuk mjaftojnë për të përmbushur kërkesat tona, duhet të zhvillohen resurse të reja ujorë, duhet të zhvillohen liqene të reja ujore”, shpjegon ai.

Qasja në ujë të pijshëm – a ka rrezik për mungesë të ujit në të ardhmen në Kosovë?

Në aspektin ndërkombëtar, Kanadaja është shteti më i pasur me ujë të pijshëm ku ka 10 mijë herë më shumë sesa Kuvajti, ndërsa Kosova është prej atyre vendeve që kanë problem me ujë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit