BeH, këshilltari i Karaxhiç-it dënohet me 11 vite burgim

Mos i humb

Gjykata në Bosnjë e Hercegovinë ka dënuar me 11 vite burgim Jovan Tintor, këshilltarin special të luftës të liderit politik të serbëve gjatë luftës së Bosnjës mes viteve 1992-1995, Radovan Karaxhiç.

Gjykatësja Minka Kreho tha në deklaratën e saj se Tintor, i cili ka qenë kryesues i “Tryezës së Krizës” në Vogoshça të Sarajevës, është shpallur fajtor për përfshirje në sulmet sistematike ndaj popullatës civile jo-serbe në Sarajevë dhe Vogoshça nga muaji prill i vitit 1992, deri në muajin korrik.

Kreho theksoi se ka kryer krime kundër njerëzimit duke u bërë pjesëmarrës në përpjekjet për krim të përbashkët, duke shtuar se kampi i përqendrimit “Bunker” në Vogoshça është formuar me vendim të Tintorit dhe ka qenë në dijeni për torturat që u janë bërë të burgosurve.

Kreho citoi edhe dëshminë e një viktime të kampit të përqendrimit “Bunker”, e cila “në maj të vitit 1992 është goditur në bark nga Tintor teksa ka qenë në muajin e gjashtë të shtatëzanisë dhe i është prerë gjoksi me urdhër të tij”.

Ndryshe, Tintor është arrestuar në shkurt të vitit 2016 në kufirin midis Bosnjës dhe Serbisë, me urdhër arresti të lëshuar në vitin 1999./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit