Bekir Bozdag viziton trupat turke në Katar

Mos i humb

Zv/kryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdag, vizitoi bazën ushtarake turke në Katar si pjesë e turneut të tij zyrtar në këtë shtet.

Gjatë vizitës së tij, Bozdag përshëndeti misionet e suksesshme të ushtrisë turke brenda dhe jashtë vendit.

“Ushtria turke ka përmbushur detyra të mëdha për sigurinë, qetësinë dhe paqen në Turqi”, tha ai, duke iu referuar luftës kundër organizatave terroriste si PKK, DHKP-C, DEASH dhe FETO, brenda dhe jashtë vendit.

Bozdag shtoi se operacionet e Turqisë Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit në Siri mposhtën të gjitha përpjekjet për të ndarë Turqinë dhe siguruan mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kufitare.

“Ne jemi krenar me ushtrinë tonë si brenda, ashtu edhe jashtë vendit”, tha ai.

Bozdag do të vizitojë zyrën e Institutit Yunus Emre në Doha dhe do të marrë pjesë në hapjen e Bibliotekës Kombëtare të Katarit.

Doha dhe Ankaraja nënshkruan një marrëveshje të mbrojtjes në vitin 2014, nën të cilën Turqia krijoi një bazë në këtë shtet të Gjirit me kërkesë të qeverisë së tij./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit