Belgjika do t’i dërgojë migrantët e parregullt në një qendër të vetme

Mos i humb

Migrantët e parregullt në Belgjikë do të tubohen në një qendër të vetme, njoftuan ministri i Brendshëm i vendit, Jan Jambon dhe ministri i Refugjatëve dhe Migrimit, Theo Francken, anëtarë të partisë së ekstremit të djathtë, Aleanca e Re Flamane (N-VA).

Jambon dhe Francken shpalosën një paket me masa që kanë të bëjnë me luftën kundër migrimit të parregullt.

Në kuadër të këtyre masave, të gjithë migrantët e parregullt në vend do të tubohen në qendrën e migrantëve që tashmë gjendet në Steenokkerzeel.

Jambon tha se në etapën e parë do të transferohen migrantët e parregullt që janë kapur përmes operacioneve policore, ndërsa synimi i tyre përfundimtar është që në këtë qendër të tubohen të gjithë migrantët e parregullt në vend.

Masat e reja parashohin rritje të operacioneve policore dhe qendrave të migrantëve, rritje të sigurisë në portet përmes të cilave migrantët bëjnë kalime të parregullta, si dhe avancim të bashkëpunimit me forcat britanike të sigurisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit