Beograd, gjatë protestave janë plagosur 19 policë dhe 17 protestues

Mos i humb

Gjatë protestave në Beograd janë plagosur 19 policë dhe 17 protestues, deklaroi sot mjekja e urgjencës, Ivana Stefanoviç.

Sipas saj, nuk ka persona me plagë të rënda.

Ajo për Radio Televizionin e Serbisë deklaroi se 12 ekipe mjekësore ishin para Parlamentit të Serbisë.

Po ashtu edhe mbrëmë u mbajt një protestë tjetër para Parlamentit të Serbisë, e cila filloi dy ditë më parë si një rebelim kundër rivendosjes së orës policore për shkak të koronavirusit (COVID-19).

Protestuesit fillimisht rrëzuan gardhin e vendosur para Parlamentit dhe më pas duke gjuajtur drejt kordonit të policisë arritën deri tek ndërtesa e shtëpisë ligjvënëse.

Me këtë rast u thyen dritaret e ndërtesës së Parlamentit ndërsa gjatë protestës, pjesëtarët e policisë përdorën gaz lotsjellës, dhe mund të shihej se si përdorën forcën mbi qytetarët e mbledhur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit