Beograd, hapen panairet e automjeteve dhe motoçikletave

Mos i humb

Panairi i automjeteve “DDOR Bg Car Show 06” dhe Panairi i 12-të Ndërkombëtar i Motoçikletave, në të cilin 306 ekspozues prej rreth 20 vendeve prezantojnë 34 brende automobilistike me 42 premiera, marrin pjesë 73 ekspozues me 36 brende të motoçikletave dhe automjeteve tjera është hapur sot në Beograd.

Panairi i sivjemë i automjeteve dhe motoçikletave mbahet në shenjë të 80 vjetorit të Sallonit të parë ndërkombëtar të automobilave, të mbajtur në mars të vitit 1938, ndërsa do të zgjasë deri më 28 mars.

Mercedes-Benz prezanton modelet X klasë, Audi modelit A7 dhe A8, Citroen modelet C4 Cactus, C3 Aircross dhe C-Elysee, Ford Fiesta dhe EcoSport, Toyota Yaris dhe Land Cruiser, ndërsa në Panairin e motoçikletave Motopassion me praninë tradicionale të modeleve të prodhuesve BMW, Harley Davidson, Honda, Yamaha, Suzuki dhe Kawasaki, për herë të parë edhe të Indian motocycle dhe E-skuteri.

Panairet theksin e vendosën edhe në mbrojtjen e mjedisit jetësor duke prezantuar automjetet hibrid.

Në hapjen solemne të panaireve, ministri i Mbrojtjes i Mjedisit të Serbisë, Goran Trivan, theksoi rëndësinë e faktit që dikush që është ministri i Mbrojtjes së Mjedisit hap panaire të tilla, që do të thotë se ka ndryshuar koha në botë, si dhe ndërgjegjësimi i njerëzve për ndotjen.

“Vet fakti se Serbia fuqishëm mbahet me autoindustrinë, flet se nuk janë të rëndësishme vetëm të ardhurat. Para nesh është një varg i problemeve që duhet zgjidhur, një pjesë e madhe në botë është zgjidhur, ndërsa Serbia ka prej ku të mësojë mbi këtë”, theksoi Trivan.

Automjeti më i shtrenjtë në panair është Lamborgini Hurricane prej 379 mijë euro ndërsa më i liri Lada grant prej 7.300 euro.

Panairet që shtrihen në dhjetë salla do të zgjasin deri më 28 mars./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit