Beqaj: Ekonomia e Kosovës do të bazohet në zhvillime teknologjike

Mos i humb

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka takuar sot ambasadoren e Finlandës në Prishtinë, Pia Stjernvall, me të cilën bisedoi për mundësinë e bashkëpunimit në qasjen inovative në biznes dhe fuqizimi i të rinjve.

Pas takimit, ministri Beqaj ka deklaruar se e ka njoftuar ambasadoren me proceset nëpër të cilat po kalon vendi me qëllim të fuqizimit ekonomik të të rinjve, si dhe mundësitë e rritjes së potencialit eksportues e prodhues të sektorit privat.

“E njoftova ambasadoren për proceset nëpër të cilat po kalojmë, për fuqizimin ekonomik të të rinjve, si dhe rritjen e potencialit eksportues dhe prodhues të sektorit privat. Kërkova bashkëpunim dhe ndihmë me njohuri dhe shkëmbim përvojash nga ekspertiza më e mirë finlandeze”, tha ai.

Ministri Beqaj ka theksuar po ashtu se ekonomia e Kosovës do të bazohet në njohuri të buta dhe zhvillime teknologjike./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit