Berat/ Infektohet me Covid-19 imami i një xhamie, në gjendje të rëndë shëndetësore! Virusi prek edhe një mjek

Mos i humb

Dalin pozitivë me Covid-19 hoxha në Xhaminë e Sahatit dhe një mjek në një Qendër Shëndetësore hoxha i Xhamisë së Sahatit në lagjen “Çelipias” në Berat ka rezultuar “pozitivë” me Covid-19.

Kjo ka alarmuar xhaminë ku ai predikonte çdo pasdite dhe të gjithë besimtarët myslimanë që faleshin në këtë institucion të besimit fetar.

Menjëherë pas zyrtarizimit “pozitivë” të rastit të Hoxhës së Xhamisë,mësohet se është kryer dezinfektimi i plotë i Xhamisë së Sahatit. 42-vjeçari A.Ç,mësohet se është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe prej 2-ditësh ai është karantinuar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas mjekëve të Spitalit të Beratit,hoxha A.Ç ka edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese që e kanë komplikuar situatën e tij shëndetësore. Pozitivë me Sars Covid-19 është konfirmuar edhe një mjek në Qendrën Shëndetësore në lagjen “Donika Kastrioti”, ku disa ditë më parë rezultoi “pozitive” një infermiere.

Mësohet se gjendja shëndetësore e mjekut është e mirë, ai rezulton të jetë asimtomatik dhe nuk ka shfaqur asnjë shqetësime. Të infektuarit janë karantinuar familjarisht dhe familjarët e tyre janë në pritje të përgjigjes së tamponit që ju është bërë dje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit