Berat, rruga e Kalasë peng i shpronësimeve, banorët: Rrezikohemi

Mos i humb

Shpresonin se sezoni turistik do e gjente të përfunduar rrugën që të çon drejt Kalasë së Beratit. Por punimet janë pezulliuar dhe ende nuk dihet se kur do përfundojnë për shkak të procesit të shpronësimeve që preken nga ndërtimi i rrugës.

E mbushur me gropa, e ngushtë dhe thuajse e dalë jashtë përdorimit, rruga që të çon drejt Kalasë shekullore në Berat është kthyer në rrezik të përditshëm për banorët dhe turistët.

Muaj më parë u deklarua nisja e punimeve, një investim i Bankës Botërore, me qëllim që sezoni turistik ta gjente rrugën të përfunduar. Por sot kur punimet janë pezulluar jemi larg realizimit të projektit për rrugë me parametra bashkëkohore dhe vendqendrime për mjetet e turistëve.

Sipas kryebashkiakut të Beratit shkak për pezullimin e punimeve për rrugën e Kalasë është bërë proçesi i shpronësimeve të banorëve të zonës ku do shtrihet rruga e re.

Ndërsa ende nuk dihet saktësisht se kur do të përfundoje proçesi i shpronësimeve, ajo që është e sigurt është se sezoni turistik e gjen serish pa rrugë pjesën hyrëse të Beratit drejt simbolikës së tij lagjes “Kala”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit