Berisha: Fotografia e dhunimit akuzë edhe ndaj atyre që heshtën ndaj krimeve serbe

73
0

Vendimi i deputetes së PDK- së, Flora Brovina, për të publikuar një fotografi ku shihen disa kriminelë serbë teksa dhunojnë një grua shqiptare nga Kosova,  përveç në Kosovë, ka nxitur reagime edhe në Shqipëri.

Ka qenë ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili ka thënë se një fotografi e tillë dëshmon krimet monstruoze që Serbia ka kryer në Kosovë.

Por sipas tij një fshehje e një fotografia të tillë për 20 vjet, është edhe një akuzë ndaj shqiptarëve për këtë heshtje ndaj krimeve që ka kryer Serbia ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë nga Kosova.

Reagimi i plotë i Sali Berishës:

Miq, kjo foto qe paraqet barbarine serbe, perdhunimin publik te grave shqiptare nga monstra te ushtrise serbe eshte nje aktakuze e rende per genocidin dhe krimet kunder njerezimit te pushtuesve mizor serbe ne Kosove, te cilat kerkojne drejtesi dhe kurre nuk parashkruhen.

Por kjo foto dhe qindra e mijra foto, video e dokumenta si keto akuzojne gjithashtu dhe heshtjen e pafalshme shqiptare ndaj genocidit dhe krimeve shtazore kunder njerezimit qe hordhite e kasapit te Ballkanit kryen ne popullaten shqiptare te Kosoves. sb

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here