Berisha: Solidaritet me popullin mik turk, ngushëllime familjeve të viktimave

Mos i humb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur solidaritet me popullin turk pas tërmetit të fortë që goditi dje pjesën lindore të Turqisë. Në një postim në “Facebook”, Berisha iu shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe iu uron shërim të shpejtë të plagosurve.

“Tërmet i rëndë godet Turqinë!
Të dashur miq, një tërmet i rëndë goditi dje pasdite Turqinë. Si pasojë e tij humbën jetën dhjetëra vetë dhe u plagosen disa qindra banorë të zonës si dhe u shkatërruan dhe dëmtuan mijëra banesa dhe biznese.
Duke shprehur ndjenjat e solidaritetit më të thellë popullit mik turk dhe autoriteteve turke, shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave dhe uroj shërim të shpejtë e të plotë të plagosurve!”, shkruan Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit