Berlusconi jo më kryeministër, koalicioni drejtohet nga Mateo Salvini

Mos i humb

Zgjedhjet e përgjithshme në Itali me shumë mundësi pritet të fitohen nga aleanca e qendrës së djathtë, por kësaj radhe, kandidat për kryeministër nuk do të jetë Silvio Berluskoni.

Sipas mediave, 81-vjeçarit i është ndaluar nga gjykata të mbajë funksione publike ndaj grupimi pritet të drejtohet nga Mateo Salvini i Ligës së Veriut.

Sondazhet tregojnë aleanca e djathtë nuk do mund të fitojë mjaftueshëm vota për të qeverisur e vetme, ndërkohë që edhe koalicionet me PD ose lëvizjen “Pesë Yjet” duken si skenarë të vështirë.

Qendra e Djathtë në Itali është projektuar të fitojë zgjedhjet e Përgjithshme që do të mbahen më datë 4 Mars të këtij viti, por sondazhet tregojnë se koalicioni i konfirmuar së fundmi mes partive Forza Italia, Lega Nord dhe Fratelli D’Italia nuk do të arrijë të marrë shumicën e nevojshme të vendeve në Parlament për të formuar qeverinë e vetme.

Liderët e tre partive arritën një marrëveshje parimore për të garuar bashkë, por ka ende shumë pikëpyetje mbi bashkëpunimin./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit