Bërnabiç tregon sa milionë në muaj humbë Serbia nga taksa 100 për qind

Mos i humb

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se homologu i saj shqiptar, Edi Rama, ka dhënë deklarata të pavërteta për Serbinë.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç sot ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë deklarata të pavërteta kur ka thënë se Serbia kishte shkelur marrëveshjen e CEFTA-s dhe se për këtë ishte ankuar edhe Kosova.

Siç shkruan “Tanjug”, Bërnabiq po ashtu ka theksuar sipas Ramës, për shkak të kësaj edhe Kosova ka marrë vendimin për vendosjen e taksës prej 100 për qind për mallrat serbe.

Këto deklarata sipas Bërnabiqit, i përkasin shekullit të 19-të dhe jo shekullit të 21-të dhe se siç u shpreh ajo, Kosova po bën politikën e shekullit të 19-të.

Tutje Bërnabiç ka kërkuar nga Kosova që të shpjegoj arsyet përse e ka vendosur këtë taksë, pasi që sipas saj, deri më tani kanë dhënë shumë justifikime por nuk kanë treguar arsyen e vërtetë të vendosjes së taksës për mallrat e Serbisë, transmeton lajmi.net. Sipas kryeministres serbe, për shkak të vendosjes së taksës nga autoritetet kosovare, Serbia humb rreth 42 milionë euro në muaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit