Berset: Ende heret për zbutje të masave, Zvicra nuk është si Austria

Mos i humb

Sipas ministrit Berset, Austria ka përgjysmë më pak infeksione se sa Zvicra. Deri më 16 prill Këshilli Federal pritet të vendosë për hapat e mëtejshëm

Ministri Federal i Shëndetësisë, Alain Berset, në kuadrin e aktiviteteve të tij në lidhje me pandeminë e koronavirisit, sot ka qëndruar për vizitë në Kantonin Valis, ku është informuar për situatën në vend.

Ai është treguar  “i mahnitur” për faktin se “sa shpejt autoritetet kantonale i janë përshtatur situatës së veçantë dhe se si i kishin zotëruar sfidat.

Spitalet janë të përgatitur mirë dhe deri më tani situata ka qenë nën kontroll – ashtu si dhe në të gjithë Zvicrën – ka thënë Berset.

Ndërkaq, i pyetur për lehtësimin e mundshëm të masave ndaj koronavirusit, veçanërisht lidhur me vendimin e Austrisë për të zbutur masat – Ministri i Shëndetësisë tha që Këshilli Federal po shikon vetëm “situatën epidemiologjike” në Zvicër.

Sipas Berset, Austria ka përgjysmë më pak numër raste shtë konfirmuara të infeksioneve sesa Zvicra. Prandaj, secili vend duhet të përcaktojë në mënyrë të pavarur hapat që do të ndërmarrë.

Ai ka thënë se ende nuk është arritur piku dhe se nevojitet ende sakrificë nga të gjithë për të mundur këtë sfidë.
Sipas ministrit Berset, deri më 16 prill Këshilli Federal pritet të vendosë për hapat e mëtejshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit