“Besojmë se dhuna në Arakan duhet të ndalet”

Mos i humb

“Besojmë se dhuna në Arakan duhet të ndalet”

Përfaqësuesja e Lartë për Marrëdhënie të Jashtme dhe Politika të Sigurisë e Bashkimit Europian (BE), Federica Mogherini, tha se BE-ja beson që dhuna në Arakan duhet të ndalet.

Mogherini, e cila është duke kryesuar delegacionin evropian në Takimin e 13-të të Ministrave të Jashtmën Azi-Europë, në një deklaratë për media theksoi nevojën për të punuar ende për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Këshillimor të Arakanit, të ngritur nën kryesimin e ish-sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Kofi Annan.

Mogherini tha se ka inkurajuar lideren e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, për zbatimin e rekomandimeve të komisionit, në mënyrë që në vend të arrihet paqja.

“Ne besojmë se është e nevojshme të sigurohet ndalja e dhunës dhe valës së refugjatëve, hyrja e ndihmave humanitare në Arakan dhe kthimi i sigurt i refugjatëve në shtëpitë e tyre”, u shpreh Mogherini.

Ndryshe, Komisioni Këshillimor i Arakanit, i ngritur për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut nga forcat e sigurisë në Arakan, rajon-shtet me shumicë muslimane, më 23 gusht i prezantoi një raport përfundimtor qeverisë së Mianmarit lidhur me hetimet në Arakan.

Në raportin i cili u bë publik më 24 gusht nga zyra e Suu Kyi-së thuhej se gjetja e zgjidhjes për problemet në Arakan ka lidhje të afërta me zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit dhe se resurset ekonomike duhet të ndahen në mënyrë të drejtë nga qeveria federale dhe ajo rajonale.

Raporti bënte thirrje për dëmshpërblimin e konfiskimeve dhe dhënien e statusit të nënshtetësisë për muslimanët e Arakanit, duke kërkuar liri dhe të drejta sikur të shtetasve të tjerë dhe që banorëve të Arakanit t’u njihet liria e qarkullimit pa shikuar statusin e tyre të shtetësisë apo përkatësinë fetare dhe etnike.

Përmes një deklarate nga zyra e Mogherinit më 15 nëntor u tha se tema e Takimit të 13-të të Ministrave të Jashtëm Azi-Europë do të jetë “Fuqizimi i Partneritetit për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm”.

Në deklaratë po ashtu ishte njoftuar se mbledhja në fjalë paraqet përgatitje për Samitin e 12-të ASEM që do të mbahet në Bruksel vitin e ardhshëm, dhe se në rend dite të takimit do të jenë siguria, ekonomia, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmi i dhunshëm.

Takimi do të përfundojë ditën e të martën.

Mbledhja e 12-të e Ministrave të Jashtëm Azi-Europë është mbajtur më 5-6 nëntor të vitit 2015 në Luksemburg./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit