Beteja për Serbinë, Lavrov sulmon Europën: po bën të njëjtin gabim si me Ukrainën

Mos i humb

epa06489606 Russian Foreign Minister Sergei Lavrov speaks during a joint press conference with Italian counterpart Angelino Alfano (not pictured) following their talks in Moscow, Russia, 01 February 2018. EPA-EFE/SERGEI CHIRIKOV

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov deklaroi se me vendosjen e Serbisë para zgjedhjes “ose me Rusinë ose me Perëndimin”, Bashkimi Evropian bën të njëjtën gabim që çoi deri te kriza e Ukrainës kur erdhi edhe deri te ndarja e shoqërisë”.

Në një intervistë për Euronews, Lavrov tha se Serbia ka marrëdhënie jashtëzakonisht të avancuara me BE-në dhe NATO-n, dhe gjithashtu ka një marrëveshje të lirë të tregtisë me Rusinë, ka filluar negociatat për hyrjen në zonën e lirë të tregtisë me unionin ekonomik euroaziatik dhe mban kontakte me organizatën për sigurinë kolektive.

“Konsideroj se kjo është një rrugë absolutisht normale e zhvillimit të lidhjeve të jashtme të Serbisë. Unë mendoj se Perëndimi i ka parë gabimet që ka bërë me Ukrainën, sidomos duke pasur parasysh faktin se aktualisht nuk është në pushtet presidenti i tanishëm, por një radikal ushtarak”, tha Lavrov.

“Njëkohësisht, kjo tregon se BE-ja me Serbinë udhëheq bisedime rreth të gjitha çështjeve financiare, ekonomike dhe të tjera, por gjithashtu jep sinjale se nuk do të hyjë në BE deri sa të mos pranojë Kosovën dhe nuk do të marrë tërësisht vektorin e jashtëm politik të Brukselit, që nënkupton futjen e sanksioneve antiruse”, shtoi ai.

“Në botën moderne, ultimatume të këtilla janë të jokorrekte dhe nuk i kanë hije një strukture siç është Unioni Europian. Nëse shihni, në Ballkan nuk ekziston asnjë shtet në të cilin ambasadori amerikan dhe europian nuk do të kërkojnë që të ndërpresin miqësinë me Rusinë”, theksoi shefi i diplomacisë ruse.

Kjo, siç shpjegon më tej, shihet më së miri në Malin e Zi, me të cilën Rusia ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira.

“Nuk e kuptoj pse malazezët janë përfshirë në këtë fushatë rusofobe. E gjithë kjo iniciativë për ta çuar Malin e Zi sa më parë në NATO është në kundërshtim me të gjitha premtimet, prej kohës kur është bashkuar Gjermania, se Aleanca nuk do të zgjerohet as për një centimetër”, tha Lavrov.

Një politikë e tillë është në kundërshtim me arsyen e shëndoshë, pasi në këtë mënyrë krijohet një zonë konfrontuese në Ballkan, shton Lavrov.

Por ai gjithashtu pretendon se Ballkani Perëndimor “nuk do të bëhet fuçi baruti nëse Evropa nuk ndalon së mbylluri sytë para të gjitha krimeve që po ndodhin në Kosovë”, raporton Tanjug. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit