Bien dëshmorë katër ushtarë turq në kufirin irakian

Mos i humb

Katër ushtarë turq të premten kanë rënë dëshmorë gjatë operacioneve kundër terroristëve në zonën kufitare Turqi-Irak.

Gjashtë ushtarë po ashtu u plagosën gjatë operacioneve, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Turqisë në njoftimin e publikuar sot.

Më tej theksohet se terroristët u vunë nën zjarr të madh nga operacionet ajrore turke.

Njoftimi nuk specifikon emrin e organizatës terroriste, por ushtria turke shpesh kryen operacione kundër grupit terrorist të PKK në këtë zonë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e shënuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit