BIK njofton besimtarët muslimanë, Kurban Bajrami është të dielën më 11 gusht 2019

Mos i humb

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është ditën e diele më 11 gusht 2019.

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban Bajramit, mbahet në  Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Manifestimi fillon në ora 4:55, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Dr. Sadat Islami  – Ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban Bajramit falet në ora 06:15 të cilit do ti prij Jakup ef. Çunaku- drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë,  ndërsa  Hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbaj, zëvendës kryetari i Kryesisë së BI ta Kosovës, Reshat ef. Mexhidi.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Ditën e parë, më 11 gusht 2019, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Kurban Bajramit!

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit