BIK-u merr vendim për xhumanë e radhës, lutje për viktimat e xhamive në Zelandë

Mos i humb

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë me dije se ka marrur vendim që me rastin e faljes së namazit të Xhumasë, në të gjitha xhamitë e vendit që administrohen nga BIK do të mbahet lutje për të vrarët në sulmin terrorist që ndodhi para disa ditësh në Zelandën e Re.

Lajmin e ka bërë të ditur BIK-u përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka marrë vendim që, ditën e premte, 22 mars 2019, në të gjitha xhamitë e Kosovës, hytbeja e xhumasë t’i kushtohet parimeve e mësimeve islame për ruajtjen dhe ndërtimin e paqes, mirëbesimit, respektit ndaj tjetrit dhe bashkëjetesës me etni e besime të tjera” thuhet në njoftim. /Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit