Bilanci botëror i Covid-19/ 423 mijë të infektuar dhe afro 19 mijë viktima

Mos i humb

EDHE GRATE I SHTYPIN GRATE

https://youtu.be/i8g3hWJJadI MUND TA POROSISNI NË :www.islamshop.ch , ose ne numrin e telefonit :+41 79 469 50 36

Theu karantinën, 4 muaj burg për 27 vjeçarin

Një 27 vjeçar është dënuar me 4 muaj burg në Korenë e Jugut, pasi theu rregullat e karantinës. Ky është dënimi i...

Bylykbashi: Duke nisur nga sot, “gjendja e fatkeqësisë natyrore” dhe masat janë antikushtetuese

Me anë të një statusi në “Facebook”, ish-deputeti i PD Oerd Bylykbashi shprehet se që nga dita e sotme e Fiter Bajramit,...

Kosovë : ​21 raste të reja me koronavirus, 19 prej tyre vetëm në Prizren

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe...

423,515 të infektuar dhe 18,910 viktima është bilanci aktual i Covid-19, në mbarë botën.

Aktualisht situata paraqitet problematike në Itali, Spanjë dhe SHBA. Vendi më i goditur në Evropë, Italia numëron 69,176 të prekur dhe 6,820 viktima, ndërkohë që shifrat kanë ndryshuar me ritme të frikshme edhe në Spanjë. Saktësisht 42,058 infektime dhe 2,991 të vdekur.

Po kështu, SHBA ka 54,916 raste dhe 784 të pajetë. Ndërkohë në Iran, 24,811 raste dhe 1,934 viktima si dhe në Francë 22,304 raste dhe 1,100 viktima.

Listës së gjatë të vendeve nën izolim, së fundmi i është bashkuar edhe India, e cila ka shpallur izolimin për 21 ditë duke nisur nga orët e para të së mërkuës.

“Do të ketë ndalim të plotë të daljes nga shtëpitë tuaja”, deklaroi kryeministri, Narendra Modi në një fjalim televiziv.

Nga ana tjetër, Rumania ka shpallur karantinim total. Shteti në fjalë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme më 16 mars, mirëpo numri i rasteve ka vazhduar të rritet ndjeshëm, meqë njerëzit kanë injoruar rekomandimet e qeverisë për të qëndruar brenda. Më 24 mars, autoritetet kanë raportuar për 186 raste tjera – shifrën më të lartë të shënuar në baza ditore – dhe një vdekje, duke e dërguar në 762 numrin e rasteve të infektuara dhe në tetë atë të fataliteteve.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Rusi, rritet mbi 370 mijë numri i rasteve me COVID-19

Në një deklaratë nga Qendra e Kontrollit dhe Parandalimit të Infeksionit të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit...

Vuçiç: Vendimi i Malit të Zi për shtetasit e Serbisë është politik

Ai para gazetarëve tha se Serbia nuk do të marrë vendim për ndalimin e shtetasve malazezë në kufijtë e tyre.

Ekonomia e Eurozonës në vitin 2020 do të tkurret 8 deri 12 për qind

Shefja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Christine Lagarde, tha se ekonomia e Eurozonës këtë vit do të tkurret prej 8 deri 12...

Japonia ka përgatitur pakon më të madhe të stimujve ekonomikë në botë

Sipas mediave japoneze, buxheti shtesë rekord u miratua nga kabineti i kryeministrit Shinzo Abe, ndërsa qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë...

Maqedonia e Veriut konfirmon tre vdekje dhe 25 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 622 testime, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja me COVID-19, ndërsa Instituti për shëndet...