Binjakëzohen shtatë shkolla të Gjilanit me ato të Bursës së Turqisë

Mos i humb

Komuna e Gjilanit ka shënuar edhe një hap përpara në zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e arsimit dhe njëkohësisht krijimin e urave lidhëse mes shkollave të Gjilanit dhe atyre të Komunës së Bursës në Turqi, kështu që sot kanë bërë binjakëzimin e tyre, ka njoftuar drejtoria e Arsimit në Gjilan.

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, ka thënë se është bërë binjakëzimi i shtatë shkollave të Gjilanit me shtatë shkolla të lëmive dhe natyrës së njejtë të Komunës së Bursës.

“Së bashku me drejtorin e arsimit në Bursa, Gürhan Çokgezer, kemi nënshkruar marreveshje binjakëzimi mes shkollave tona me qëllimin që nxënësit dhe mësimdhënësit të bashkëpunojmë për ngritje të cilësisë në mësim, shkëmbimin e përvojave, por edhe krijimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të projekteve të përbashkëta”, ka thënë mes tjerash drejtori Gagica.

Për ndryshe, Komunat e Gjilanit, të cilat kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit janë Gjimnazi Shoqëror “Zenel Hajdini”, pastaj shkolla “Abaz Ajeti”, “Sadulla Brestovci”, Vatra e Diturisë, “Zija Shemsiu”, “Nazim Hikmet” dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Arbëria”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit