Biseda në Twitter, japonezi pranon vrasjen e 9 personave

Mos i humb

Japonezi Takahiro Shiraishi (29) pranoi vrasjen e 9 personave të cilët i kishte njohur në rrjetin social Twitter.

Ai pranoi vrasjen e 9 personave të moshës nga 15 deri në 26 vjeç. Shiraishi u arrestua në vitin 2017 pasi në apartamentin e tij u gjetën pjesë të trupave të viktimave të tij. Ai tha se ka shënjestruar femra të cilat kanë mundur të kryejnë vetëvrasje. Tetë nga viktimat e tij ishin femra. Njëra ishte vetëm 15 vjeçe.

Në mesin e viktimave ishte edhe një djalë, të cilin e kishte vrarë pasi kishte kërkuar të dashurën e tij.

Si rezultat i provave pesë mujore, në shtator 2018, prokuroria konstatoi se Shiraishi “ishte i aftë për kryerjen e të gjitha krimeve të tij” duke ngritur aktakuzë për përdhunim, vjedhje dhe vrasje me paramendim.

Shiraishi pranoi të gjitha akuzat ndaj tij, përkundër kërkesës së avokatit të tij për uljen e dënimit, duke pretenduar se “viktimat kanë pranuar që të vriten”.

“Të vrarët kanë plagë në pjesën e pasme të kokës. Kjo tregon se ata nuk ishin dakord me të. Veprova kështu që të mos rezistonin”, tha Shiraishi për gazetën “Mainichi”.

Pritet që vendimi të merret në dhjetor ndërsa dënimi i tij do të jetë me vdekje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit