“Bisedimet afgane të paqes me SHBA-të janë ndaluar për pak kohë”

Mos i humb

Zëdhënësi i talebanëve të Afganistanit, Zabihullah Mujahed, ka bërë të ditur se bisedimet afgane të paqes me SHBA-të në Doha janë ndaluar për t’u konsultuar me udhëheqësit e lartë të të dyja palëve.

Duke folur për AA, Mujahed tha se bisedimet do të rifillojnë së shpejti.

“Dje pati një takim të shkurtër, pastaj disa çështje mbetën të pazgjidhura. Të dyja palët kërkuan të konsultohen me udhëheqësit e tyre. Ky konsultim do të zhvillohet dhe së shpejti bisedimet do të rifillojnë”, tha Mujahed.

Gjatë ditës së djeshme, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve në Afganistan, Zalmay Khalilzad, lëshoi Dohën për në Pekin, pastaj do të aterojë në Washington mes bisedimeve të gjera me talebanët.

Khalilzad është duke udhëhequr përpjekjen e administratës së presidentit të SHBA-ve Donald Trump për një armëpushim dhe tërheqje të mundshme të trupave nga vendi i shkatërruar nga lufta.

“Kam pasur një takim me talebanët këtë mëngjes. Tani jam drejtuar për në Kinë dhe pastaj do të kthehem në Washington për të raportuar dhe për t’u konsultuar mbi procesin afgan të paqes”, shkroi ai dje në Twitter.

Khalilzad është i angazhuar në raundin e shtatë të bisedimeve me talebanët në Doha të Katarit. Bisedimet vijnë në mes të përshkallëzimit të dhunës në Afganistan, në një përpjekje të dukshme për një krah më të lartë para një marrëveshjeje potenciale për paqe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit