BISHZ takim me kryesinë e UBISHZ, projektohet bashkimi i tyre

Mos i humb

Në qytetin e Oltenit janë hedhur bazat drejt bashkimit të dy organizatave islame shqiptare që veprojnë në Zvicër, Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër dhe Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër.

Kryesitë e këtyre dy insticione kanë zhvilluar një takim me qëllimin bashkëbisedimin dhe vazhdimin e procedurave të mëtejshme deri në bashkimin e tyre.

Vlen të theksohet se ky është edhe takimi i parë zyrtarë ndërmjet dy kryesive të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare dhe të Bashkësisë Islame Shqiptare që veprojnë në Zvicër, pas takimit të zhvilluar disa muaj më parë ndërmjet përfaqësuesve të tyre.

BISHZ dhe UBISHZ përfaqësojnë në Zvicër rreth 60 xhami shqiptare dhe bashkimi i tyre do të ndikonte në rritjen e përfaqësimit të komunitetit Islam shqiptar në Zvicër.

Njoftimi:

“Takim me Kryesinë e Unionit te Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër. Mbrëmë në qytetin e Oltenit patëm kënaqësi të takojmë kryesinë e Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare në Zvicër (UBISHZ), me të cilën, në një atmosferë vëllazërore dhe miqësore, biseduam rreth procedurave të mëtutjeshme për të arritur deri te bashkimi i dy organizatave tona islame shqiptare që veprojnë në Zvicër. Njëherit ky është edhe takimi i parë zyrtarë ndërmjet dy kryesive të Unionit të Bashkësive Islame Shqiptare dhe të Bashkësisë Islame Shqiptare që veprojnë në Zvicër, organizata këto të cilat përfaqësojnë, të dy së bashku, rreth 60 xhami shqiptare. Lutemi që kjo nismë të jetë me një përfundim të mirë dhe të gjej përkrahjen e duhur nga të gjitha palët.”

/Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit