Bislimi: Transformimi i FSK-së në ushtri është si simbolik e mbulimit të skandaleve të qeverisë

Mos i humb

Antari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, me rastin e mbylljes së konferencës për fundvit, ka përmendur të gjitha dështimet e Qeverisë Haradinaj gjatë këtyre njëmbëdhjet muajve qeverisje.

Sipas tij, viti 2018 ishte një vit me shumë sfida nisur nga skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë, ndërsa si arritje e cilëson formimin e ushtrisë, por që sipas Bislimit transformimi i FSK-së në ushti ka qenë vetëm si një simbolikë për t’i mbuluar skandalet e tyre.

“Ky vit për vendin tonë ishte me plot sfida dhe vështirësi. Po e përfundojm këtë vit në të cilin numri i skandaleve në qeveri është shëndërruar në hobi. Ishte një vit ku si shtet deshtuam në antarasimin në INTERPOL, dështuam në liberalizimin e vizave, patëm përballje me tërheqje të njohjeve të shtetit të Kosovës në vend që të fitonimi njohje të reja nga shtetet tjera, si dhe patem një numër të mash të ministrave në  akuzë.  Ky është një vit ku pos dështimeve e skandalve, kjo qeveri u përpoq t’i mbulojë me një ‘simbolik’ të Forcës së Sigurisë me një ushtri pa buxhet”, tha Bislimi, duke shtuar më tutje se kjo qeveri nuk ka marr përsipër zhvillimin ekonomik, por përkundrazi e ka rritur papunësinë.

“Çka bëri kjo qeveri për rritjen  e zhvillit ekonomik dhe punësimin  e të rinjëve, mirëqenies qytetare dhe lojrave  të fatit? Sipas të dhënave të Agjensionit të Statistikave, qeveria ka qenë e suksesshne në rritjen e papunësisë. Lëvizja Vetëvendosje ju uron një vit të mbarë për të gjithë ata që e duan vendin  ndërsa e kundërta për ata që e zhvatën vendin.”, u shpreh Bislimi. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit