Ballina Shqipëria Bizneset e Fierit sërish protestë kundër skemës së TVSH

Bizneset e Fierit sërish protestë kundër skemës së TVSH

24
0

 

 

Biznesmenët e Fierit protestuan sërish kundër futjes në skemën e TVSH. Para prefekturës shumë tregtare dolën me pankarta që kundërshtojnë taksen prej 20 për qind.

Në mbështetje të protestuesve doli edhe kryetari i Partisë Demokratike të Fierit, i cili përfaqeson edhe një pjesë të elektoratit fierak në Parlament.

“Që të gjithtë të dorëzoni licencat te tatimet dhe të mos pranoni të paguani taksat që ua marrin në mënyrë abritrare, që nuk i përballoni dot”, tha Luan Baçi.

Më pas protestuesit u drejtuan në zyrat e tatim taksave ku kërkuan takim me kreun e këtij institucioni e duke lajmëruar zhvillimin e një tjetër proteste ditën e premte.

Më herët biznesmenët e Fierit iu bashkuan protestës me uljen e qepenave duke thënë se futja në skemën e TVSH i falimenton aktivitetet e tyre tregtare.

Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here