Biznesi i vogël me taksë të fshehtë, BERZH: Rritja e produktivitetit me rëndësi për ekonominë

Mos i humb

 

 

Vështirësitë e biznesit të vogël i ka nënvizuar edhe Banka Europiane për rindërtim dhe zhvillim. Sipas një raporti të BERZH për Ballkanin, ku përfshihet dhe vendi jone produktiviteti i bizneseve në Shqipëri është ulur dhe nuk po rritet.

 Problematike situata është te bizneset e vogla që ngarkohen me kosto të fshehta dhe kanë vështirësi në financime dhe nuk mbështeten me politika stimuluese.

“Vendet në rajon ofrojnë te investitorët norma më të ulëta të tatimit mbi fitimin apo tatimit mbi të ardhurat, por kompanitë mbajnë në llogaritë e tyre edhe “taksat e fshehura”, dhe vetëm duke stimuluar klimën e biznesit dhe reformën në institucione, kjo taksë e fshehtë bie dhe padyshim që stimulon produktivitetin dhe standardin e jetesës për të gjithë”, shprehet Jakov Milatovic, ekonomist i BERZH.

Sipas BERZH, në këto kushte integrimi do të vonohet nëse nuk rritet produktiviteti i bizneseve të vogla të cilat janë faktor kryesor në rritjen e mirëqënies së popullatës. Në Shqipëri problematikat janë të shumta.

“Sipas anketimeve tona së fundmi, shqetësimet parësore për firmat e vogla janë konkurrenca e pandershme, vështirësitë për gjetjen e tregjeve për shitjen e produkteve, dhe më pak aksesi i kufizuar në financim apo kostoja e ofrimit të produkteve bankare. Ne jemi të vetëdijshëm se rritja e produktivitetit, sidomos për firmat më të vogla, është mjaft e rëndësishme për konvergjencën ekonomike të vendit. Përmbushja e nevojave për kapital investues është një sfidë kryesore për prodhuesit e vegjël, duke qenë se ato kanë pak ose aspak histori kredi-marrëse në sistemin financiar”.

SIpas BERZH, kjo kategori e biznesit është shumë e rëndësishme për te pasur një rritje ekonomike me ritme më të shpejta se vendet e zhvilluara në mënyrë që të kapet sa më shpejt mesataren e të ardhurave të Bashkimit Europian.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit