Biznesi: Jo, taksës së ndërtimit!

Mos i humb

Shoqatat e biznesit u bashkuan kundër ligjit për strehimin social, i cili detyron ndërtuesit që të japin tre përqind të sipërfaqes së objekteve të reja që do të ndërtohen për qëllime strehimi.

Bashkimi i Dhomave të Tregtisë, Biznes Albania, shoqata e Ndërtuesve dhe Dhoma e Tregtisë Tiranë thanë kosto do të transferohet te qytetarët, ndërkohë që detyrimi edhe pse ka efekt financiar është jashtë ligjit për taksat vendore, çka e bën atë anti-kushtetues sipas tyre.

“Ne mendojmë që jo vetëm është taksë e padrejtë dhe antikushteutese, po penalizon rëndë dhe jam i bindur që do kalojë në stanjacion të përhershëm industrinë e ndërtimit në Shqipëri”,tha Nikolin Jaka.

Luan Bregasi i Biznes Albania nuk mund të jetë vetëm sektori i ndërtimit që të përballojë politikat e strehimit. Sipas tij qeveria mund të përdorë paratë e koncesioneve.20 m

“Koncesioni i pullave fiskale është e ardhur gati 20 milionë euro në vit, koncesioni i skanimit, i ngjyrimit të karburantit dhe shumë të tjera, të cilat shteti i ka dhënë kompanive private, pra është pjesë e tyre. Shumë mirë me ligj mund të thotë që 10%, se 3% është pak, dhe 10% tu vësh të të ardhurës që kalojnë nga taksat tona për fond për njerëzit në nevojë, Absolutisht jemi dakord. Ata mund të paguajnë pasi janë koncesione që janë dhuruar”, tha Luan Bregasi.

Ndërtuesit përsëritën se qeveria nuk është konsultuar me ta për ligjin e strehimit social, ndërkohë që ky i fundit ka hyrë në fuqi vetëm dy ditë më parë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit