Biznesmeni nga Prishtina gjendet pa shenja jetë

Mos i humb

Një 42 vjeçar është gjetur i vdekur sot në Prishtinë. Ai është gjetur pa shenja jete nga familjarët në banesën e tij në Lagjen Dardania.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Me datë 23.07.2019  rreth ores 10:50h, Prishtine (L.Dardania) në banesen e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G.,1977, vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e Urgjencës Prishtinë në vendin e ngjarjes kanë dale njësite e nevojshme policore. Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale”, ka thënë Krasniqi për express.

E Kosova Post ka kontaktuar edhe me familjarët e të ndjerit të cilët kanë konfirmuar se i ndjeri i cili është edhe  biznesmen i njohur me inicialet F.H është gjetur pa shenja jetë dhe se ai vdekur në gjumë, e jo siç u raportua në disa media se kinse ai ka bërë Vetëvrasje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit