Blair kujton intervenimin e NATO-s: Përparimi kërkon vendime të vështira, Kosova e ka bërë më parë, mund ta bëjë përsëri

Mos i humb

Presidenti Trump bën thirrje për rihapjen e shkollave

Mes rritjes së rasteve me Covid-19, veçanërisht në mesin e të rinjve, Shtëpia e Bardhë po i bën presion shkollave në të...

Perime të Pjekura me Kos e Hudhra

Një pjatë e shijshme, fantastike e pasur me vlera ushqyese dhe ideale për të shoqëruar një vakt të shëndetshëm dreke apo edhe...

Google Maps do të paralajmërojë për semaforët në të ardhmen

Shërbimi i hartës po teston një funksion që mund të përdoret për të shfaqur dhe shmangur semaforët në një rrugë.

Rreziqe dhe kërcënime hibride nga Kina. Ndjek me forcë dhe pa skrupuj interesat e saj

Ministri i Brendshëm gjerman është i shqetësuar për ndikimin në rritje të Kinës dhe për zhvillimet në Hong Kong. Kina ndjek me...

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe kur ndodhën bombardimet e NATO-s në Kosovë, Tony Blair ka kujtuar kohën kur janë bashkuar me forcat e NATO-s për ndërhyrje në Kosovë.

Blair është shprehur se përkpjekja e OKB-së për të ruajtur paqen në Kosovë ndikoi në kthimin e sigurt të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në të gjithë rajonin dhe krijoi marrëveshje politike.

Ai thotë se vendimi është motivuar nga vlerat e thella të Britanisë së Madhe, si një angazhim drejt drejtësisë dhe trajtimit të drejtë të të gjithë njerëzve, pa marrë parasysh besimin ose kombin, dëshirën për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe një angazhim të sinqertë ndaj popullit të rajonit.

“Unë përgëzoj popullin e Kosovës për këto përpjekje. Përparimi do të kërkojë vendime të vështira dhe udhëheqje bindëse. Por ju e keni bërë këtë më parë dhe mund ta bëni përsëri”, ka thënë Blair.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në vitin 1999, mora vendimin si Kryeministër i Britanisë për t’u bashkuar me forcat e tjera të NATO-s për të ndërhyrë në luftën në Kosovë, për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve, për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar stabilitetin e rajonit dhe të gjithë Evropës. Përpjekja siguroi një prani paqeruajtëse të OKB-së në Kosovë, siguroi kthimin e sigurt të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në të gjithë rajonin dhe krijoi një marrëveshje kornizë politike. Ky vendim u motivua nga vlerat tona të thella, një angazhim drejt drejtësisë dhe trajtimit të drejtë të të gjithë njerëzve, pa marrë parasysh besimin ose kombin, dëshirën për të siguruar paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe një angazhim të sinqertë ndaj popullit të rajonit. E dinim se sa e vështirë do të ishte përparimi dhe paqja, por gjithashtu besuam se populli i Kosovës dhe në të gjithë rajonin kishin kreativitetin, mençurinë dhe vendosmërinë për të adresuar sfidat e shumta që shtrihen përpara. Gjatë njëzet viteve të fundit ne kemi qenë dëshmitarë të një brezi të ri kosovarë që e marrin të ardhmen e tyre në duart e tyre dhe kanalizojnë energjitë e tyre në ndërtimin e kombit. Unë përgëzoj popullin e Kosovës për këto përpjekje. Përparimi do të kërkojë vendime të vështira dhe udhëheqje bindëse. Por ju e keni bërë këtë më parë dhe mund ta bëni përsëri. Kam besim të patundur se Ballkani më në fund do të ngrihet mbi sfidat e tij dhe do të marrë vendin e tij të vërtetë në botë. Pra, teksa reflektojmë për gjeneratat e humbura, vendosmëria jonë për të siguruar paqe të qëndrueshme për brezat e ardhshëm duhet të vazhdojë. Për popullin e Kosovës unë them: Ju keni kaluar nëpër kaq shumë, por keni arritur t’i tejkaloni. Tani, duhet të ndërtoni një të ardhme të denjë për njerëzit tuaj. Një shtet brenda familjes së Evropës. Kam besim se ky vizion do të jetë realiteti i ardhshëm për Kosovën dhe popullin e saj.

Tony Blair.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Publikohet tjetër përgjim i Zoran Zaevit, ja çfarë thotë për Ali Ahmetin dhe rastin që po hetohej

Një tjetër përgjim i ashtuquajtur ‘’bombë’’ është publikuar nga mediat në Maqedoninë e Veriut vetëm pak ditë para zgjedhjeve, pikërisht për ish=...

Zvicër: Janë regjistruar 108 raste të reja në 24 orët e fundit.

Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, sot janë raportuar 108 infeksione të reja me virusin e koronës, njofton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG)...

Iran, rritet në mbi 12.600 numri i viktimave nga COVID-19

Me 188 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 12.635 numri...

Japoni, 63 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës

Numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në rajonin Kyushu në jugperëndim të Japonisë është rritur...

Ushtria serbe nuk i bindet Vuçiç, kundërshton urdhërin për ndalimin e protestave

Ushtria serbe ka dalë kundër urdhërit të presidentit Aleksandër Vuçiç, për ndalimin e protestave në Beograd. Mësohet se refuzimi ka ardhur nga...