Blair mohon se negocion në emër të Vuçiçit për Kosovën!

Mos i humb

Instituti i Tony Blairit për Ndryshime Globale ka mohur se ish-kryeministri britanik negocion në emër të presidentit, Aleksandar Vuçiç, dhe të Qeverisë së Serbisë rreth çështjes së Kosovës.

Mediat serbe transmetojnë përgjigjen që ka dhënë Instituti i Tony Blairit për Ndryshime Globale (The Tony Blair Institute for Global Change), me të cilën hidhen poshtë raportimet rreth asaj se Blair po negocion rreth Kosovës.

“Zoti Blair absolutisht nuk paraqitet në emër të Qeverisë së Serbisë ose të presidentit (Vuçiç – plotësim ynë). Projekti i Institutit tonë nuk ka asnjë lidhje me çështjen e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e nënshkruar nga zëdhënësja Julie Crowley.

Më parë pohimet e tilla i kishte demantuar edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cila ka thënë se vetëm ai negocion për çështjen e Kosovës.

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë (Narodne stranke), Vuk Jeremiç kohë më parë tha se po zhvillohen negociata intensive në prapaskenë për Kosovën, dhe se në emër të presidentit të Serbisë me zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë po bisedon ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit