Blerja online, 40 % e konsumatorëve japin informacione të rreme personale

Mos i humb

Sipas një sondazhi ndërkombëtar, kur është fjala për blerjen e produkteve ose shërbimeve online, 41 për qind e konsumatorëve raportojnë informacione të rreme personale.

Gabimet më të zakonshme përfshijnë numrin e telefonit, datën e lindjes dhe adresën e-mail, njoftoi të mërkurën RSA Security, transmeton lajmi. Arsyet kryesore për këtë janë shmangia e thirrjeve të padëshiruara (59 përqind) dhe frikë nga masat e marketingut (57 përqind).

Rezultatet treguan skepticizëm të vazhdueshëm të konsumatorëve rreth asaj se si kompanitë i trajtonin këto të dhëna.

Përveç kësaj, 78 për qind e të anketuarve thanë se qëllimisht kufizojnë sasinë e informacionit personal të identifikueshëm që ata ndajnë në internet. Megjithatë, vetëm 55 përqind e të anketuarve do të shmangnin ndarjen e të dhënave të tyre me një kompani që ata e dinë se i ka shitur apo keqpërdorur të dhënat pa pëlqimin e tyre.

Si rezultat, 90 për qind e të anketuarve shprehën shqetësimin e tyre për humbjen, vjedhjen ose manipulimin e të dhënave të tyre.

“Konsumatorët kuptojnë vlerën e informacionit të tyre personal dhe, me gjithë kujdesin e duhur, janë të përgatitur ta dorëzojnë atë në rrethanat e duhura”, tha Rashmi Knowles, Menaxher i Sigurisë së RSA .

Pothuajse një e treta është e bindur se ata do të marrin oferta më të mira dhe më të personalizuara të produkteve.

Pak më shumë se një e katërta (26 përqind) dëshirojnë të zbulojnë të dhënat e tyre nëse ata kanë marrë shërbim më të mirë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit