Blerjet online, Shqipëria e fundit në Europë!

Mos i humb

E gjithë bota po përqëndrohet tek teknologjia, përfshirë edhe blerjet online.

Por Shqipëria është jo larg, por shumë larg veprimeve online duke u renditur e fundit ndër vendet anëtare dhe kandidate të BE-së për blerjet online.

Shqipëria është vendi me përqindjen më të ulët të blerjeve online në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe kandidatëve për anëtarësim.

Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, 85% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk kanë kryer blerje online dhe 15% kanë deklaruar se kanë bërë blerje online.

Ndër vendet kandidate përqindjen më të ulët të blerjeve online pas Shqipërisë e ka Maqedonia, ku vetëm 25% të të anketuarve kanë deklaruar se kanë kryer blerje online.

Në Malin e Zi, Serbi dhe Turqi, përqindja e të anketuarve online që kanë deklaruar se kanë bërë blerje online varion nga 31 në 34%.

Mesatarja e të anketuarve në Bashkimin Europian që kanë deklaruar se kanë kryer blerje online është 67%.

Vendet e Bashkimit Europian me përqindjen më të lartë të blerjeve online janë Suedia me 85%, Mbretëria e Bashkuar me 84%, Danimarka dhe Holanda me 83%, Finlanda me 76%.

Ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Europian që kanë shënuar përqindjen më të ulët të të anketuarve që kanë deklaruar se kanë kryer blerje online janë Kroacia me 33%, Rumania dhe Portugalia me 36% dhe Greqia me 37%.

Ndërsa shqiptarët në vend të një kliku vazhdojnë të përzgjedhin hyrjet daljet nga një dyqan në tjetrin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit